Ora News - Meta: Solidaritet vëllazëror, Haradinaj: Kosova nuk do kursejë asgjë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishin në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti. Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar falenderoi Kosovën për ndihën e dhënë. Ai tha se solidariteti vëllazëror i Kosovës e ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate.

Meta: Do të doja të falenderoja përsëri për të disatën herë shtetin e Kosovës popullin e Kosovës të gjitha institucionet, qeverinë e Kosovës, kryeministrin Harandinaj, ministrat dhe në mënyrë të veçantë FSK të Kosovës dhe të policisë së Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja.

Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj dhimbje. Zoti Kryeministër duhet të jenë krenar për FSK për policinë e Kosovës sepse jam i sigurt se çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë shfaqur në këto ditë, pa ndalim, pa u lodhur. Qytetarët shprehin mirënjohjen për këtë solidaritet vëllazëror.

Nga ana e tij, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk do të kursejë asgjë për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Haradinaj: Është me rëndësi që të gjithë në Kosovë janë bashkë me të të gjithë prekurit e tërmetit. Të gjitha mekanizmat që ka Kosova janë në dispozicion. Nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë për të qenë bashkë.

Haradinaj tha se ka një numër të caktuar shqiptarësh që janë strehuar në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-solidaritet-vellazeror-haradinaj-kosova-nuk-do-kurseje-asgje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended