Si u ekzekutua ish polici Santiago Malko

  • 5 years ago
Një atentat i tipit mafioz ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20 në Tiranë. Një 26-vjeçar u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa drejtonte makinën e tij BMV X5, në rrugën ?Xhanfize Keko?.
Viktima është Santiago Malko, i cili ka qenë për pak kohë edhe pjesë e Policisë së Shtetit, i angazhuar te patrullat në vitin 2016. Burime nga grupi hetimor thanë se autorët, që udhëtonin me një furgon të bardhë, i ngritën një pritë, duke derdhur në drejtim të të riut një breshëri plumbash. Ai ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga.
Sipas policisë, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur automjetin e tyre. Grupi hetimor ka gjetur në makinën e autorëve edhe një kallashnikov që dyshohet se u përdor në krim.
Policia rrethoi të gjithë zonën në përpjekje për të për të bërë të mundur prangosjen e tyre. Në polici janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.
Santoago Malko ishte i njohur për Policinë e Tiranës. Ai ka qenë i përfshirë edhe në një konflikt në Prill të 2016-s me 2 vëllezër në një pikë bastesh sportive. Malko u arrestua pasi tentoi të përdorte armën e tij gjatë konfliktit.

Recommended