RTV Ora - Denoncimi në Tiranë: 13 vjeçari abuzohet seksualisht, u shantazhua për 5 mijë euro

  • 5 years ago
#rtvora

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë të akuzuar për abuzim seksual të një djali 13-vjeçar në Tiranë.

Të arrestuarit janë 20 vjeçari me iniciale V. H., dhe 21-vjeçari me iniciale F. H.

Ndërsa është shpallur në kërkim edhe 46-vjeçari me iniciale B. M., i cili dyshohet se po ashtu abuzoi seksualisht me të miturin.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të një tezes së të miturit për grabitjen e banesës së saj.

Si ndodhi ngjarja?

Të rinjtë dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturin duke e ftuar në banesë me preteksin për të luajtur video-game. Më pas të rinjtë kanë realizuar dhe një video me të cilën e kanë shantazhuar se do e publikonin në rrjetet sociale.

Sipas burimeve dy të rinjve i është bashkuar dhe 46 vjeçari. Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumë prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën më pas e kanë grabitur duke marrë bizhuteri me vlerë 5000 euro.

"Janë kapur dhe ndaluar shtetasit me iniciale V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro. Po ashtu dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t?i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera,"-informon policia.

Zbulimi i ngjarjes - Pas grabitjes së banesës, tezja e të miturit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës.

Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.

Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Vjedhja, e kryer në bashkëpunim?, ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/abuzuan-seksualisht-me-nje-13-vjecar-arrestohet-dy-te-rinj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended