Mosrakordimi i shifrave të votave, Glover: Shpresoj të mos jenë mbushje fiktive të kutive

  • 5 years ago
Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover u pyet gjatë konferencës në lidhje me mosrakordimin e rezultateve të pjesëmarrjes sipas informacionit paraprak të KQZ-së dhe ato që po dalin nga numërimi i votave. Glover tha se sapo e ka mësuar këtë informacion pasi vëzhguesit e OSBE/ODIHR janë ende në proces raportimi, por tha se shpreson që autoritetet ta zbardhin këtë ngjarje dhe të mos kemi të bëjmë me ndryshime fiktive të votave.

" Në lidhje me numrin e votuesve që raportohet se është më i vogël sesa numri i votave sapo po e dëgjoj ne jemi duke marrë akoma informacion nga vëzhguesit, Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjme me mbushje fiktive të kutive", u shpreh Glover.

A do të kthehej sërish në Shqipëri për të monitoruar procesin nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriteshin? Glover thotë se do të ishte kënaqësi për të, por shton se këtë e vendos OSBE/ODIHR pasi monitoron situatën në vend.

"Unë do kisha dëshirë të kthehesha sërish në Shqipëri, por do duhej që sërish të na bëhej një ftesë dhe nëse e merr këtë ftesë OSBE/ODIHR do të dërgonte një mision faktmbledhës për të parë si është situata, dhe pastaj të vendoste nëse do ta sillte një mision vëzhgues", u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues.