Tre incidente gjate zgjedhjeve te se dieles

  • 5 years ago
Një person hyri i armatosur në një qendër votimi në zonën e Sukthit në Durrës. Ramiz Bakanaçi i armatosur me këtë kallashnikov hyri në qendrën 1521 dhe pasi kërcënoi komisionerët, rrëmbeu kutinë e votimit dhe u largua duke hedhur materialet zgjedhore. 53-vjeçari është arrestuar nga policia dhe akuzohet për ?Armëmbajtje pa leje?, ?Pengimi të subjekteve zgjedhore? dhe ?Dëmtim të materialeve zgjedhore?. Njëri nga komisionerët tregon si ndodhin ngjarja.

Një tjetër person u arrestua në Kamëz pasi grisi fletën e votimit. 66-vjeçari Astrit Çuçka gjithashtu tentoi të marrë edhe vulat e qendrës së votimit duke tentuar edhe të thyejë kutinë e votimit.

Prokuroria e Përgjithshme informoi se në rang vendi janë regjistruar tre procedime hetimore për veprat penale që prekin zgjedhjet. Përveç ngjarjeve në Durrës dhe Kamëz, në Mat i është vendosur eksploziv klasës së një shkolle që ishte caktuar si qendër votimi. Autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar.

Tv Klan

Recommended