RTV Ora - "A e di ti kush jam unë? Jam vajza e Soni Malajt", ja si reagoi kur dëgjoi vajzën

  • 5 years ago
#rtvora
Soni Malaj është nënë e një vajze 7-vjeçare që quhet Ana.

E ftuar në emisionin Tempora, këngëtarja rrëfeu marrëdhënien me vajzën duke treguar se e respekton personalitetin e saj.

Soni Malaj: "Është 7 vjeçe. Vazhdon të jetë një fëmijë shumë i dëgjuar. Ka personalitetin e saj që unë mundohem ta respektoj dhe me anë të respektit e vë të kuptojë se ka një personalitet që duhet respektuar dhe asnjëherë nuk duhet bërtitur."

Por si e ka përjetuar Ana famën dhe suksesin e nënës së saj?

Soni Malaj: "Në fillim nuk e përjetonte mirë. E besdiste ajo tërheqja e vëmendjes nga ana e Ana e vogël tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies apo xhelozisë. Por me kalimin e kohës duke e kuptuar, kaloi në stadin: A e di ti kush jam unë, jam goca e Soni Malajt. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe i thashë: Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk duhet të mbahesh tek emri i mamit por duket të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim."

Soni zbuloi se ëndrra e saj është që Ana të bëhet këngëtare.

Soni Malaj: "Jam në qiellin e shtatë. Kur ajo këndonte dhe kishte tendencat e stonaturës, i thosha mamit ububu nuk do më bëhet. Sepse e kam ëndërr që të bëhet këngëtare. Dhe mami im si një gjyshe që i thotë gjërat e drejtpërdrejta, i thotë: Nuk je fare si mami. Mami në moshën tënde yhy. I them që mami mos ia thuaj këtë. Por po e projekton drejt artit kurse unë dua ti lë dorë të lirë."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/e-di-ti-kush-jam-une-jam-vajza-e-soni-malajt-kengetarja-zbulon-si-reagoi-kur-degjoi-vajzen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended