RTV Ora - Hajdari dhe Gjoni ngrenë dyshimet në Kuvend për një pakt të fshehtë Rama Basha

  • 5 years ago
#rtvora

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, i kanë kërkuar mazhorancës të japë shpjegimë nëqoftëse po punojnë për një marrëveshje me opzitën, duke shprehur shqetësim se Rama dhe Basha nuk mendojnë për qytetarët por për pazaret e tyre. Opozitën e re e qetësoi Taulant Balla, i cili tha se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, ndërsa sipas tij asnjë veprim nuk ndërmerret në kurriz të Kushtetutës.

Deputetët që nuk dogjën mandatet por dhe ata që morën mandatet e lëna nga opozita, i frikësohen një marrëveshje Rama-Basha në prag të zgjedhjeve vendore, çka do ti nxirrte jashtë loje ata.

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, duke folur në Parlament i kërkuan llogari mazhorancës nësë ka një pakt të fshehtë mes PS dhe PD.

Dy deputetët e opozitës së re është përpjekur ti qetësojë, kreu i grupit Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili ka garantuar deputetët e pakicës së re që nuk do të ketë marrëveshje në kurriz të Kushtetutës!

Ndërkohë nga foltorja e kuvendit, Balla, njotoi se me 29 maj në orën 12:30, publikohet vendimi për negociatat me BE, ndërsa garantoi se do të këtë lajm të mirë për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.

Hajdari: Në Tiranë zhvillohet një teatër i shëmtuar i marrëveshjexhinjve të pashoq të njerëzve që po shikojnë dashurinë e tyre në kohën e koleres. Këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët por zuzarët.

Gjoni: Zoti Balla, a ka marrëveshje politike sepse kjo mbetet për tu sqaruar këtu në parlament. Po përflitet në media se Rama dhe Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe marrëveshjet politike janë kthyer në një element statistikor.I masni ju këto? Keni 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani së shpejti.Kanë parashikuar edhe se kur do të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe çfarë vendimi do të marrë.Çfarë na kanë sjellë ne marrëveshjet në gjithë këto vite? Asnjë të mirë, asgjë.

Balla: Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe nuk e luan as topi. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta e Shqipërisë është dokument që nuk është llastik që mund ta tërheqësh ose jo. Kushtetuta është aty për tu respektuar dhe PS është në këtë sallë për ta respektuar. Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhëtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ti japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me 29 maj, sot një javë, në orën 12:30 të gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve pa anëtarësim. Jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve me 25 maj. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një agim i ri për gjithë Shqipërinë, për fat të mirë...

Recommended