VMRO-ja kërkon procedurë kundër Zoran Zaevit dhe vëllait të tij

  • 5 years ago
VMRO-DPMNE-ja parashtroi kërkesë për hapjen e parashtresave të reja në Komisionin Antikorrupsion për raste që kanë të bëjnë me kreun e pushtetit aktual dhe familjarët e tyre. Zëdhënësi i partisë opozitare Dimçe Arsovski i dorëzoi materialet dhe siç u shpreh do të tentojnë ta përkujtojnë Komisionin Antikorrupsion për disa raste, e gjithë kjo me qëllim që të mësohet e vërteta dhe të arrihet deri te epilogu i tyre. Arsovski kërkoi nga antikorrupsionarët të punojnë në raste që kanë të bëjnë me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllain e tij Vice Zaev, si dhe në dyshimet për procedura të paligjshme për zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Recommended