RTV Ora - Rruga drejt titullit, Gega Ju tregoj sekretin

  • 5 years ago
#rtvora
Kastrioti është pengesa e radhës e Partizanit, në luftën për titull në Kategorinë Superiore. Në prag të këtij takimi, trajneri i të kuqve, Skënder Gega ka komentuar kundërshtarin, zërat që akuzojnë Partizanin për lëshim, të ardhmen e disa prej futbollistëve të kuq e objektivat final të klubit.

"Kemi patur disa ditë pushim dhe kjo periudhë na ka shërbyer për të rikuperuar disa lojtarë të cilët kanë patur probleme. Kanë shërbyer edhe për Telushin i cili tani është bashkuar me grupin dhe besoj të kthehet sa më shpejt. Përsa i përket pikëve me Kamzën çdo ekip do t'i përfitojë këto 3 pikë. Ne na erdhën në një moment të favorshëm, javë në të cilën edhe rivalët u ndaluan. Tashmë të shikojmë ndeshjen e radhës që është e rëndësishme. Çdo ekip ka objektivat e veta. Për ne s'ka mbaruar asgjë s?duhet të ndikohemi nga pozitat e kundërshtarëve, pasi kemi edhe 7 javë. Personalisht mendoj se tani duhet të jemi shumë të kujdesshëm, serioz për të marrë frytet e gjithë asaj punë që kemi bërë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-drejt-titullit-gega-ju-tregoj-sekretin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended