Rreze Dielli, 19 Prill 2019 – Të ftuar Roland Hysi, Gersi Troka dhe Lulëzim Koçi

  • 5 years ago
Prej gati 2 vitesh këngëtari Roland Hysi, pjesë e grupit ?West Side Family? i është përkushtuar një nisme sociale, si pjesë e 'Special Olympics Albania', me në fokus personat me aftësi të kufizuar mendore/intelektuale. Dhe së bashku ia kanë dalë, duke dërguar delegacionin e parë shqiptar në eventin e zhvilluar këtë vit në Abu Dabi, ku Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe korri rezultate të kënaqshme, nga sportistët Gersi Troka, në disiplinën e notit i cili u rendit i katërti dhe Lulëzim Koçi në atletikë i cili u rendit i gjashti, duke u kthyer krenarë me përfaqësimin dinjitoz që i bënë vetes së tyre por edhe vendit tonë. Sportistët së bashku me Rolandin ndanë me ne emocionet e garave ku morën pjesë si dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.

Recommended