RTV Ora - BE kërkon dialog politik, reagon Rama: Plotësisht dakord, reformë zgjedhore!

  • 5 years ago
#rtvora
Shefja e ONM gjatë vizitës dyditore në Tiranë pas takimit me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës me anë të një statusi në twitteri ka shkruar se është koha për dialog politik për të ardhmen e vendit. Kryeministri Edi Rama, ka pranuar uljen në tryezë, por duke theksuar se dialogu me partitë që dolën nga parlamenti do të jetë vetëm për reformën zgjedhore.

Kur po shkojnë dy muaj nga djegia e mandateve të opozitës, thirrjet e ndërkombëtarëve për gjetjen e dialogut po intensifikohen.

Shefja e ONM Genoveva Kalavera, në cilësinë e drejtores së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian, ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të partive politike në Shqipëri.

Pas bisedimeve Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë për mediat mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave.

Shqetësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë ka zgjedhur t?i paraqesë në takimet kokë më kokë me politikanët dhe me anë të një statusi në twitter ku shkruan se tashmë është koha për të dyja kampet politike që të gjejnë një zgjidhje për vendin nëpërmjet dialogut.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar kryeministri Edi Rama, por që ka saktësuar se tryeza mund të jetë vetëm për reformën zgjedhore.

Edi Rama: Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/calavera-vlereson-rolin-e-shoqerise-civile-ne-vetting-nuk-komenton-krizen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended