RTV Ora – Salianji publikon të tjera përgjime për "Babalen"

  • 5 years ago
#rtvora
Pak ditë pasi Prokuroria e ka marrë si të pandehur për kallëzim të rremë për çështjen "Babalja", ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikon të tjera përgjime.

Sipas tij, dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.

Salianji:Tregon se si në pushtetin e Edi Ramës pushtetin real e kanë kriminelët dhe se si detyrohet që t?i japë lekë në emër të shefit Drejtori i policisë Alizotit.

Në selinë e PD-së, Salianji ka publikuar bisedën mes Alizotit dhe Drejtorit të Policisë Fier.

Sipas Salianjit, gjithçka është koordinuar nga Taulant Balla.

Salianji: Prokuroria e bën me qëllim që të fshehë emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të kupolës drejtuese të policisë, e përfshirë e gjitha në sajimin apo në përdorimin politik për të mbuluar aferën kriminale, apo të fshehë po ashtu edhe emrin e një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në aferën e sajimit të dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Për LSI, përgjimet tregojnë përdorimin e policisë nga qeveria.

Braimllari: E gjithë policia e shtetit është vënë në shërbim të krimit dhe interesave politike të Edi Ramës. Edi Rama ka shkatërruar policinë e shtetit duke e vënë në shërbim të krimit të organizuar.

Për çështjen "Babalja", Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Albert Veliut, i cili në videon e publikuar prej PD është personi që ka zhvilluar bisedën për blerjen e kanabisit.

Për PD-në diskutimi është bërë me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Por akuza shprehet se kallëzimi është i rremë pasi biseda zhvillohet mes Veliut dhe Alizotit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/salianji-publikon-te-tjera-pergjime-babalen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended