Tension per nje prone te “Petro N. Luarasi”

  • 5 years ago
Një vendim gjykate i formës së prerë për shembjen e një banesë pranë shkollës ?Petro Nini? ka sjellë përplasjen mes banorëve dhe përmbarimorëve. Banesa që pritet të shembet, në të cilën jetojnë 5 familje, është ndërtuar mbi një truall që me vendim gjykate i ka kaluar pronarit.

Por banorët pretendojnë se pronari ka falsifikuar dokumentet dhe e ka fituar në mënyrë të jashtëligjshme pronën.
Banorët kishin nisur procese gjyqësore kundër pronarit dhe përmbaruesve, por kishin hequr dorë pas premtimit të pronarit për t?u dhënë shtëpi në pallatin që do të ndërtohet, premtim që ata thonë se ai nuk e ka mbajtur duke prishur njëanshmërisht një kontrate noteriale.

Në mbështetje të përmbaruesve ishte edhe Policia e Shtetit, që ka hasur në kundërshtinë e banorëve. Veprimet e Policisë së Shtetit sollën reagime të shumta.

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj tha se policia ka detyrimin ligjor për ta mbështetur përmbarimin, por e cilësoi sjelljen e saj jo dinjitoze dhe jo efikase.

Për ngjarjen reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, duke thënë se pamjet ishin të trishtueshme, por sqaroi se qeveria s?ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t?i përgjigjet Përmbarimit.

Tv Klan

Recommended