Report Tv-Momentet pikante që mund t'i keni humbur nga protesta e sotme

  • 5 years ago
Në protestën e Opozitës, nuk kanë munguar momentet pikante apo personazhe karizmatik, të cilët kanë krijuar edhe situate deri diku humoristike. Pas përfundimit të tensioneve, ku protestuesit dogjën goma dhe hodhën shashka në drejtim të forcave të rendit, në flakën e mbetur një prej protestuesve ka zgjedhur të djegë xhaketën e tij, teksa brohoret me dy gishtat e ngritur lartë.

Një tjetër personazh që ra në sy, ishte edhe një protestues me flamurin kuq e zi në dorë. Gjatë gjithë kohës ai afrohej drejt kordonit të policisë herë duke kënduar dhe herë duke bërë thirrje për tu futur drejt parlamentit.

Qershia mbi tortë e këtyre momenteve, ishte padyshim ky protestues, i cili nën ritmet e muzikës që krijonte me bilbil, e ka shoqëruar edhe me një kërcim pranë gomës që po digjej.

Protestuesit kësaj here kanë qenë më të qetë në krahasim me protestën e kaluar. Në protestën e 5 marsit kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit, dhe nuk ka qenë nevoja e përdorimit të gazit lotsjellës, pavarësisht se drejt kordonit policor janë hedhur shumë tymuese dhe shashka.

Recommended