Nje i vdekur dhe dy te plagosur ne aksident
- 5 years ago
Altin Vogli, një prej të plagosurve në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së dielës në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë.
3 të rinj mbetën fillimisht të plagosur në aksidentin rrugor, të ndodhur rreth orës 04:30, në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Ata udhëtonin me një fuoristradë që drejtohej nga 33-vjeçari Ilir Gega, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti që ndodhej aty pranë.
Për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët Altin Vogli dhe Dorjan Hifi. Ata u dërguan në spital, por Vogli nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe mungesa e sinjalistikës./tvklan.al

Recommended
Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy automjeteve
Report TV
Ora News - Aksident automobilistik në Nartë të Vlorës, një e vdekur dhe një e plagosur
Ora News Lajme