Prokurori i Antimafias italiane: Fitimet e bandave shqiptare në Itali investohen në Shqipëri

  • 5 years ago
TIRANE-Ministria shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho. Ai deklaroi se dy janë formulat për goditjen e krimit dhe korrupsionit; ndjekja e parasë dhe ndalimi i kontakteve të të burgosurve me jashtë, që Shqipëria e ka huazuar pikërisht nga Italia. De Raho theksoi se krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e drogës, ndërsa kërkoi veprim të institucioneve shqiptare për të parandaluar këto organizata kriminale që fitimet t? i riinvestojnë sërish në trafik. Sipas tij fitimet e organizatave kriminale nuk janë investuar në Itali, por në Shqipëri në forma dhe mënyra të ndryshme. Depërtimi në politikën lokale apo qendrore i këtyre organizatave kriminale ishte një tjetër paralajmërim i zyrtarit të lartë italian për drejtësinë shqiptare.

?Kjo konferencë shënon objektivin për të mos u ndaluar për të shkuar më tej reforma në drejtësi që të bëhet Shqipëria sikur urohet nga institucionet evropiane, e lirë nga kushtëzimet që vendos krimi dhe korrupsioni. Për ndërtimin e një sistemi efikas kundër krimit dhe korrupsionit. Këtë na e thotë përvoja italiane, kam pasur mundësi ta eksperimentoj në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Jam dakord me Sorecën kur tha se ?formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë.

Recommended