Ora News - Vrasja në Korfuz, policia gjen levën me të cilën babai kreu vrasjen e të bijës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Vazhdon përpjekja e policisë greke në ishullin e Korfuzit për të zbardhur më tej vrasjen e 28 vjeçares Anxhelina Petru. Sot policia gjeti në depon me vegla, levën e hekurt që i ati i saj përdori për ta vrarë. Nesër 52 vjeçari do të paraqitet përpara gjykatës së ishullit të Korfuzit për ti komunikuar masën e arrestit.

Krisavgji Kushi mjekja ligjore e ishullit të Korfuzit e cila bëri edhe autopsinë e viktimës deklaroi se ka mbetur e shokuar nga urretja që babi ka goditur të bijën. "Kishte 7 çarje në kokë që tregojnë ashpërsinë me të cilën ai e ka goditur. Në një moment ka ngritur duart për tu mbrojtur pasi ka çarje edhe në të dyja duart. Nga goditjet dhe thellësia e çarjeve kupton urrejtjen dhe egërsinë me të cilën ai ka goditur të bijën dhe një gjë e tillë më ka shokuar. Nuk mund të kuptojë se si një prind mund të godasë me kaq egërsi fëmijën e vet. Dhe më pas ky baba ka kurajon që të pastrojë vendin nga gjaku të zhdukë sendet e saj personale e më pas ta varrosi në oborrin e shtëpisë. Ky për mua nuk është një krim i egër por një kafshëri" i tha Kushi gazetës Proto Thema.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-korfuz-policia-gjen-leven-me-te-cilin-kreu-vrasjen-e-te-bijes

Recommended