Ora News - Urimi i Metës: Krishtlindjet e 2019 të na gjejnë me negociata të hapura në BE

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Teksa ftoi klasën politike në bashkëpunim, Presidenti Ilir Meta uroi që Krishtlindjet e vitit të ardhshëm ta gjejnë vendin me negociata të hapura në BE.

Meta: Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar dhe më të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në BE.

Duke iu referuar harmonisë fetare, Meta tha se kjo harmoni duhet të reflektojë kudo, më së pari në politikë.

Presidenti bëri thirrje për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë.

Meta: Le të mendojmë më shumë për të gjithë ata që janë në vështirësi të mos i lemë të vetëm dhe tu japim dorën për një rrugë të gjatë të përbashkët në mënyrë që shoqëria jonë të jetë gjithnjë e më e plotë dhe më shpresëdhënëse sidomos për të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë që meritojnë një të ardhme si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/urimi-i-metes-krishtlindjet-e-2019-te-na-gjejne-me-negociata-te-hapura-ne-be

Recommended