Ora News - Studenti i drejtohet Ramës: Je mashtrues i madh, I mbylle gojen Lul Bashes, ca na ke ne

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Vijon debati mes kryeministrit dhe studentëve në Vlorë. Një student i tha Ramës se ai takim ishte shoë dhe synonte që të shuante protestën

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju jeni i aftë të mbyllni gojën Lulzim Bashës ca na keni ne? Ne jemi studentë nuk jemi dele? Ju doni ti mbyllni protestën, nuk mund të negociohet për gjëra bazë

Më fal se ju jeni i forti në këtë vend?! Tani fëmijët nuk kanë më fëmijë nga gogoli por nga ju?! Keni bërë çfarë keni bërë me popullin, ne jemi studentë. Nuk meritojmë shfaqje si tek Top Show. Do jem i lumtur nëse nuk pushkatohem. Kjo është vetëm një shoë, pasi Kryefjala është shuani protestën.

Rama: Je i madh! Rrugaçëria nuk është trimëri. Të çohesh e ta fyesh tjetrin. Këta që thua ti i kam dëgjuar nga të tjerët. Më vjen keq për ata që i votojnë. Mund të jem ironik e sarkastik por kurrë të ofendojë. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet . Mos ki merak se për mua rron 1 mijë vjet. Unë ta kam merakun ty. Ti mos ki merak që erdhe këtu dhe u solle si rrugaç

Djali flet nga karrigia por nuk ka mikrofon

Rama: Ca je ti që nuk lë të flasësh. Më lër të flas unë ti akuzon njësoj sic akuzojnë ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit. Sa i takon shuarjes së protestës nuk është qëllimi im. Nuk e kam thënë dhe as nuk më intereson fare.

Ca i bëra Lul Bashës unë! Ti mund të përfundosh më keq se Lul Basha po nuk kuptove që zotësia është tek argumenti. Jam i sigurtë që ti do shpallesh hero në tabelën e imulacionit digjital të Berishës

I dhashë mundësinë të bëhej lider. Iu luta sic tu luta ty, por nuk je Basha. Iu luta lëre cadrën hajde flasim.

Ngrihu mi numëro 8 pikat, po i dite të kam borxh"

Djali ngrihet

"Ulu, Ulu, ishte pyetje retorike. Jeta është e gjatë dhe do më kujtosh do të kesh kryeministra të tjerë e do më kujtosh. Kur të vij i dyti në radhë shiko a ke shansin të bësh karshillëqe ...

Pse nga ty shqetësohem unë?! Porosia që kam unë mos mendo që populli është dele dhe ti je më i zgjuar. Më dëgjo mua, sepse ti nuk je ujk, je lepur para popullit.

Ju që i thoni popullit ju jeni dele që bëni luanin

Meqë ke hall se mos pëson si luli, mos u bëj si luli, qëndroji paktit. Luli donte të fitonte nuk donte të zgjidhte probleme. Nuk fitoi por ty të garantoj që do fitosh dhe do fitoj dhe unë.. Numri im eshte 0682030 272. Në këtë numër herët a vonë jam i bindur se do më çosh një mesazh. I tërheq fjalët që thashë dhe të pres për një kafe në Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studenti-i-drejtohet-rames-je-mashtrues-i-madh-i-mbylle-gojen-lul-bashes-ca-na-ke-ne

Recommended