VOA: Dyshime se pas “DH Albania” qendron Bashkim Ulaj
  • 5 years ago
Do ta nisim këtë edicion me disa zhvillime të reja, përsa i përket skandalit të marrjes së dy tenderëve prej 30 milionë eurosh nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuara.

Zëri i Amerikës raporton se ka dyshime të forta se pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj.

Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën ?ABA Business Center?, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj, shkruan Zëri i Amërikës.

Zëri i Amerikës njofton se u lidh me zotin Ulaj për t?i kërkuar konfirmim për këto informacione, por përpjekjet rezultuan pa sukses.

I pyetur në telefon, zoti Ulaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se ishte i zënë.

Po ashtu, ai nuk ka kthyer ende përgjigje për mesazhet ose email-et me të njëjtën kërkesë, thuhet në raportimin e Zërit të Amerikës.

E njëjta përpjekje e Zërit të Amerikës për të marrë më shumë informacion dërguar disa ditë më parë në email-in e firmës Dunwell Haberman rezultoi e pasuksesshme. Kompania nuk ka pranuar të kthejë përgjigje.

Bilanci i kompanisë Dunwell Haberman, i dorëzuar në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ajo rezulton në rrjetet sociale si specialiste pranë kompanisë GENER 2 të zotit Ulaj.

Kompani Gener 2 e Ulajt është bërë së fundi pronare e televizionit A2, qe ka ekskluzivitetin e rrjetit CNN.
Recommended