Edhe tepelenasit si tropojanët, i japin fjalën Veliajt për bashkëpunim

  • 5 years ago
Pak ditë më parë, pasi shtrëngoi dorën e bashkëpunimit me komunitetin tropojan, kuksian dhe dibran te ?Astiri? (SHIKO KËTU), të cilët i dhanë fjalën kryebashkiakut Veliaj se do të prishnin vetë ndërtimet pa leje në atë zonë e më pas e bënë realitet, kreu i Bashkisë së Tiranës mori sot edhe dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, për vijimin e projektit të Unazës së Madhe.

Ashtu si edhe Ukë Çelkolaj nga Tropoja, edhe Servet Merko nga Tepelena gjatë një takimi informal i dha fjalën kryebashkiakut dhe u shpreh i gatshëm që të lirojë ndërtesat e tij pa leje te ?Astiri?, për t?i krijuar mundësi më pas mjeteve të IMT-së që të vazhdojnë me prishjet.

?Kemi një muaj që e kemi boshatisur, e kam larguar qeraxhiun. Jemi për zhvillimin, është diçka që i shërben gjithë qytetit?, tha Servet Merko në krah të Veliajt.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar që t?i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, në një rrugë që jo vetëm do sjellë zhvillimin e zones, por edhe do të çlirojë trafikun e makinave, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

?Dua t?i falenderoj publikisht të gjithë miqtë, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjet dhe për zhvillimin e tyre?, tha Veliaj.

Recommended