Zgjidhet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Klodeta Dibra: Fillimi i një rrugëtimi të gjatë

  • 5 years ago
Klodeta Dibra është përzgjedhur këtë të hënë si Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste. E gjendur përballë kandidateve Etilda Muhaj, Voltiza Prendi dhe Zana Sina, Dibra u zgjodh në krye të Forumit të Grave socialiste me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Përmes një statusi në rrjetin social ?Facebook?, Klodeta Dibra e ka cilësuar fitoren e saj si shprehje të vullnetit demokratik. Më tej, ajo i cilësoi gratë dhe vajzat e Forumit si pjesa më e lirë dhe më e jashtëzakonshme e shoqërisë shqiptare.

?Sot fitoi skuadra jonë, fryma e sinqertë dhe bashkëpunuese e grupit, guximi dhe vullneti për t?i shkuar garës deri në finish. Nga kjo garë nuk pati humbës dhe të humbur; Jam e lumtur që ju takova, që kuvenduam, që ndamë ide e mendime, që u pamë sy më sy, që u rrokëm, që i shtrënguam dorën njëra-tjetrës; Sot është veçse fillimi i një rrugëtimi të gjatë?, u shpreh ajo.

Në përfundim të statusit, Dibra ka shprehur falenderimet e saj përkundrejt kandidateve të garës, koordinatoreve të grave të 24 njësive, anëtareve të komisionit, administratoreve të njësive dhe strukturave të tjera, dhe së fundmi ka falenderuar për përkrahjen miqtë e familjen e saj.

Recommended