Ndahet nga jeta ish presidenti i SHBA, George H.W. Bush - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara shërbeu për dekada të tëra si një figurë e njohur në skenën ndërkombëtare, duke filluar nga roli si i dërguari i SHBA në Pekin, pastaj për tetë vite si nënpresident dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993.Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë.George Bush do të mbahet mend për diplomacinë e tij të fuqishme por të përmbajtur.Në dhjetor të vitit 1992, Bush,I drejtoi një letër udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, e ashtuquajtura ?paralajmërimi i Krishtlindjeve?, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake ndërkohë që pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008.Bushi hyri në politikë në vitin 1964, pasi nisi një biznes nafte në Texas dhe u bë milioner në moshën 40 vjeçare.Ish-presidenti u martua me Barbara Pierce kur ajo ishte vetëm 18 vjeç.Martesa e tyre zgjati 73 vite dhe kanë gjashtë fëmijë së bashku. Pas fushatës së tij presidenciale në vitin 1980, ai shërbeu dy mandate si zëvendëspresidenti i Ronald Reagan, përpara se të arrinte majën e pushtetit politik duke fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 1988.

Recommended