Ora News - Ahmetaj për Bordin e BSH-së: Për 2-3 javë plotësojmë vendet bosh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë nuk është në gjendje që të marrë vendime pasi 6 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës u ka përfunduar mandati.

Por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se qeveria dhe kuvendi që duhet të propozojnë kandidaturat kanë avancuar në këtë proces dhe brenda 2-3 javëve Bordi i BSH-së do të jetë në funksion të plotë.

Ahmetaj: Besoj që anëtarët e Bordit të Bankës së Shqipërisë janë në proces, në dijeninë time Parlamenti ka avancuar. Në dijeninë time zyrtare dhe qeveria është shumë e avancuar, kështu që shumë shpejt dotë kemi Bordin e Bankës. Banka siç e shikoni e vazhdon punën për bukuri dhe me efiçencë, por ajo që ju thatë është e vërtetë që Bordi duhet të jetë aty. Besoj që brenda dy-tre javësh do ti kemi të plotësuar vendet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ahmetaj-bordin-e-bsh-se-2-3-jave-plotesojme-vendet-bosh

Recommended