Java e kuzhinës italiane në Shqipëri, jo vetëm ushqim i shijshëm, por edhe i shëndetshëm

  • 6 years ago
Java e kuzhinës italiane në Shqipëri prej datës 19 deri në datë 25 nëntor do të ketë në qendër të aktiviteteve ?Dietën mesdhetare?. Ushqim i shijshëm, i shëndetshëm, por edhe ekonomik do të jetë pranë qytetarëve të Tiranës. Nuk do të mungojë edhe një rrugëtim i veçantë në lokalet e kryeqytetit, i cili do të përqendrohet në aperitivin e vërtetë italian dhe veprimtaritë kulturore. Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shpjegon detajet e këtij aktiviteti

Jemi këtu për të përuruar javën e tretë të kuzhinës italiane në botë. Kjo veprimtari merr shkas pas organizimit ekspo-Milano 2015, i ka fillesat në vitin 2016 për të promovuar të gjitha produktet italiane nëpër botë. Këto vlera mund të përqendrohen në disa pika kyçe, sikurse është qëndrueshmëria, cilësia, biodiversiteti dhe siguria ushqimore. Produktet ushqimore në Itali kanë arritur eksportimin e tyre, duke kapur shifrën 21 miliardë euro, 7 për qind më shumë se viti 2016. Nisma të tilla kanë jo vetëm karakter ekonomik, por edhe në promovimin e turizmit.

Ambasadori italian Alberto Cutillo
Tema është dieta mesdhetare
Alberto Cutillo: Tema qendrore e kuzhinës italiane në botë është dieta mesdhetare. Kjo ditë ka bërë të mundur, që t?i dhurojë popullsisë italiane një jetëgjatësi më të madhe se popullsitë e tjera. Dieta mesdhetare krahas faktit që është një dietë e shëndetshme, ndikon edhe në humorin tonë. Edhe deri diku ekonomike edhe e qëndrueshme.

Recommended