Ora News - Amb. Hobdari për "360 Gradë": E vërteta e thirrjes nga Ministria e Jashtme greke

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, tha se Greqia nuk i ka dorëzuar notë proteste, duke sqaruar se takimi ishte thjesht diskutim për ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat.

Hobdari: Së pari doja të thoja që ngjarja është pasqyruar gjerësisht në media dhe mbi bazën e tyre kanë vijuar edhe qëndrimet politike që janë ndikuar edhe nga perceptime mediatike që në momentet e para janë jo të vërteta. Zyrtarët e qeverisë greke kanë kuptuar që ceremonia për festën në Bularat ka shkuar shumë mirë. Janë varrezat që janë ndërtuar rishtas dhe në një far mënyre po inauguroheshin. Ata që kanë qenë pjesëmarrës në ceremoni kanë reflektuar atë që kanë parë. Fatkeqësisht ky incident në fund, e ka prishur atë moment.

Nuk është e vërtetë që mora një notë. Nuk mora një notë. Ishte një takim. Në gjuhën diplomatike shpesh thuhet një demarsh, një takim për të shprehur një qëndrim, për të kërkuar sqarime ku pala e vendit pritës kërkon sqarim. Është një takim që u ndodh diplomatëve për të sqaruar. Atmosfera është le të themi kordiale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/amb-hobdari-360-grade-e-verteta-e-thirrjes-nga-ministria-e-jashtme-greke

Recommended