Ora News - Rama sulmon Xhelal Mziun për rrugët në Kamëz: Më kthyen vite pas…

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kamza, kryeministri Edi Rama thumboi kryebashkiakun demokrat Xhelal Mziu për investimet në infrastrukturë.

Gjatë takimit me të rinj në kuadër të anëtarësimeve të reja në PS, Rama tha se rruga atje i kujtoi rrugët në disa zona të Tiranës kur ai sapo ishte zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.

Rama: Dëgjoni përditë njerëz që thonë jo vetëm që nuk merrem me politikë por as nuk dua t'ia di.Por në fakt është një iluzion sepse politika merret me ty gjithë kohës. Duke ardhur këtu më bëri përshtypje rruga, ishte si ato rrugët e zonave të Tiranës kur unë u bëra kryetar bashkie shumë vite më parë.

Në pamje të parë duket sikur ajo nuk ka lidhje me ty por në fakt ajo ka lidhje me ata që votojnë dhe me ata që nuk votojnë, me ata që angazhohen dhe me ata që nuk angazhohen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-sulmon-xhelal-mziun-rruget-ne-kamez-me-kthyen-vite-pas

Recommended