Historia/ Edmond Baftjari dhunon familjen, e motra: Nuk e fal, kam frikë se më vret

  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e djeshme në Report Tv është transmetuar historia e Flora Baftjarit, një zonjë nga Vaqarri e cila denoncon publikisht në emisionin ?Pa gjurmë? dhunën që ushtron i vëllai Edmond Baftjari ndaj saj, dhe familjarëve të tjerë nënës dhe babait.

Në rrëfimin e saj në studio e motra e tij, Flora ka rrëfyer se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj, madje edhe duke këmbëngulur që ajo të martohet me një besimtar mysiliman, ky i fundit i përzgjeshur nga Ahmet Kalaja.

Flora: Hyri brenda në shtëpi dhe duke diskutuar dhe më tha që kemi një lajm të mirë për vajzën tuaj. Zoti Ahmet Kalaja ka qënë në shtëpinë time. Ai ka qënë bashkë me Mondin. Ai ka bërë shumë gabim që e ka mohuar sepse ai ka qënë në shtëpi me Mondin. Ka qënë vetëm një herë. Pastaj kanë qënë edhe myslimanë të tjerë. Rreth 30 të tjerë. Nëna më tha që Ahmeti ka ardhur që ka ardhur të bëjë një fejesë.

E pyetur nga gazetarja Odeta Olldashi nëse do ta falte vëllain e saj, ajo u shpreh se nuk gjë të tillë nuk do ta bënte sepse ai nuk kishte qëndrueshmëri dhe se kjo gjë e bënte të kishte frikë për jetën.

Recommended