Report Tv-Masakër në Mat, vriten 3 punonjës të Bashkisë pas sherrit për rrugën, kapet autori

  • 6 years ago
MAT - Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit. Viktima janë tre punonjës të bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. Fillimisht i vdekur në vendin e ngjarjes u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj dhe Buçi humbën jetën rreth dy orë pas ngjarjes. Erzen Aliaj humbi jetën gjatë transportimit me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa Hamit Buçi në Spitalin e Traumës. I plagosur nga kjo masakër ka mbetur, Astrit Hani, edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit, me ndërmarrjen e rrugëve.

Recommended