Elvana Gjata ne kërkim policor

  • 6 years ago
Për sherrin me armë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, policia kërkon të dijë edhe versionin e këngëtares Elvana Gjata, e cila dyshohet se ka qenë shkak i përplasjes mes grupit të Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

31-vjeçarja është shpallur në kërkim policor, siç tregon ky dokument që disponon Televizioni Klan. Gjata kërkohet të japë sqarime si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen, ndonëse sipas policisë, ajo nuk ka qenë e pranishme në lokal në momentin e sherrit.

Këngëtarja ka lënë Shqipërinë pasditen e 4 Tetorit, pak orë para se të ndodhte përplasja me armë në lokalin në pronësi të Redi Popeskut. Ajo fluturoi nga Rinasi drejt Gjermanisë për një koncert, pas të cilit nuk është kthyer në Tiranë.

Shpallja në kërkim policor detyron këngëtaren të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve. Më pas është në vullnetin e saj nëse dëshiron të japë sqarime në polici. Në kërkim vijon të jetë i dashuri i saj Ervin Mata, miku i tij Fabio Allushi dhe komando Merviol Bilo, i cili qëlloi mbi viktimën.

Të plagosur në këtë ngjarje mbetën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj, avokati i të cilit mohoi që të ketë patur sherr mes klientit të tij dhe Ervin Matës për këngëtaren.

Recommended