Report TV - Shitja e Telekom Albania, Rama: Bizneset serbe janë të mirëpritura, por jo te ky sektor

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një konference mesditën e sotme arsyet se përse qeveria ka refuzuar që ?Telekom Srbija? të blejë kompaninë ?Telekom Albania? pas shitjes nga grupi ?Deutsche Telekom?.

Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë ?Deutsche Telekom?. Por ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim dhe qëndrimi ynë është; bizneset serbe janë të mirëpritura, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.

Edi Rama
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha pak ditë më parë se do të bisedonte mbi këtë çështje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama pas refuzimit të Shqipërisë.

Recommended