Ora News - Mezani: Skuadra po kalonte një ngërç, shpresoj ta kemi lënë pas

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gentian Mezani ka debutuar me fitore te Luftëtari. Gjirokastritët mposhtën 3-1 Teutën në ndeshjen e javës së 5-të të Kategorisë Superiore, ndërsa tekniku doli në konferencë për shtyp, ku theksoi se skuadra po kalonte një ngerc psikologjik, diçka të cilën shpresojmë ta kemi lënë pas.

"Skuadra elementin e ka, cilësinë e ka, thjeshtë ishte një ngërç psikologjik sepse skuadra ka luajtur në të gjitha ndeshjet futboll. Nuk ka ditur ose më mirë ka qënë edhe e pafat të mbajë rezultatin pasi edhe në Laç ka kaluar në avantazh dhe mendoj se të paktën duhet të dilte me një pikë, por mendoj dhe shpresoj se ngërci psikologji të kaluar pasi kjo fitore nuk vlen nëse do të fillojmë të marrin rezultate pozitive".-tha Mezani në konferencën për shtyp pas takimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debutoi-me-fitore-te-luftetari-mezani-ja-si-i-motivova-lojtaret-ne-vetem-dy-dite

Recommended