Ora News - "Bylis Polifonia" 2018, Festivali për ruajtjen e vlerave dhe traditave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është hapur edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Polifonisë, një festival unik në llojin e vet, i njohur për promovimin e vlerave të polifonisë shqiptare.

Festivali është organizuar nga Bashkia Mallakastër dhe shoqata Polifonia shqiptare në kuadër të vitit të Skëndërbeut.

Drejtuesi organizativ i këtij eventimenti, Fatos Klosi, ka pohur se të tilla festivale do të sjellin një interes më të madh për këtë traditë si një mënyre shumë e mirë për të ruajtur vlerat e saj ndër breza.

Klosi: Përgatitja për këtë Festival, gara që bëhet është një kontribut. Kemi këngë të bukura, duhet të zgjedhim, ti përpunojmë dhe ti çojmë përpara që të ecin me hapin e kohës. Do të rezistojnë besoj.

Presidenti i Nderit, kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj, tha se Festivali ?Bylis Fonia?mbahet në vendin ku kanë kënduar ilirët e hershëm dhe se përcjellë mesazhin e atdhedashurisë.

Kapllanaj: Ne duhet të ruajmë vlerat, trashëgiminë, traditat tona. Polifonia është një traditë shqiptare dhe ne duhet ta ruajmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bylis-polifonia-2018-festivali-ruajtjen-e-vlerave-dhe-traditave

Recommended