Ora News - Vlorë, nga 300 taksi vetëm 70 janë të licensuara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra taksistë kanë dalë në një protestë paqësore. Përpara bashkisë së qytetit për të parashtruar kërkesat e tyre për vendqëndrimet. Gjithashtu ata kërkojnë të luftohet informaliteti.

Nëse nuk merren masat ata shprehen se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokim të rrugëve.

"Në orarin tonë të punës vijnë na përzënë sikur të ishim ne piratët. Ndërkohë që piratët rrinë të qetë. Të vendosen tabelat ku janë përcaktuar vendqëndrimet" thonë taksistët.

Nuk ka munguar edhe një përplasje mes protestuesve dhe policisë bashkiake në Vlorë, ndërsa taksistet edhe një herë tjetër kanë theksuar se policia bashkiake vepron me dy standarte.

Taksistet 4+1 me pankarta në duar qëndruan më shumë se një ore para bashkisë. Sipas tyre bashkia nuk ka plotësuar asnjë kusht për operimin e tyre në këtë territor.

Jane mbi 300 taksi të regjistruara ne qytet ndërsa vetëm 70 prej tyre janë te licencuara.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-nga-300-taksi-vetem-70-jane-te-licensuara

Recommended