Ora News - "Rrno për me gatue", Veliaj: Jo patatina e pije me gaz, por perime

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Rrno për me gatue" është titulli që jo më kot është përzgjedhur për aktivitetin e zhvilluar në Pazarin e ri në Tiranë ku 12 shefa kuzhine të restoranteve më të njohura në Evropë, prezantuan pjatat e tyre përballë amvisave Shqiptare. Recetave tradicionale shqiptare u janë shtuar modifikime bashkëkohore duke i shtuar më shumë shijen, por jo idenë.

Kryetari i bashkisë duke përshëndetur nismën, solli në vëmendje dhe ndryshimin e menysë në kopshte që u shoqërua me debate.

Veliaj: Edhe në institucione tona ushqimi që japim në çerdhe e kopsht po impaktohet nga pasioni ynë ngjitës. Duke i ushqyer vetëm me pije me gaz dhe vetëm me patatina ne po përgatisim gjeneratën e ardhshme të klientëve diabetikë për spitalet tona. Nëse vizioni ynë është një jetë më e shëndetshme duhet të fusim perimet, brokulin dhe ti mësojmë që të vegjel për një jetë më të shëndetshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrno-me-gatue-veliaj-jo-patatina-e-pije-me-gaz-por-perime

Recommended