Ora News -Paloka: Balla pranoi miqësinë me Begon, por nuk tha çfarë lidhja ka me të

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas konferencës për shtyp, ku deputeti socialist Taulant Balla pranoi njohjen me shtetasin Edmond Bego, të arrestuar në Greqi, nënkryetar i PD, Edi Paloka deklaroi se pavarësisht njohjes, Balla nuk tregoi se çfarë e lidh me këtë shtetas.

Paloka: Çfarë e lidh atë me një trafikant ndërkombëtar droge, pasuria e të cilit është shumëfishuar që nga lidhja e miqësisë me Taulant Ballën. Taulant Balla duhet të sfidojë Prokurorinë dhe Policinë për të hetuar dhe sqaruar shqiptarët, nëse pasuria e trafikantit biznesmen është shtuar këto dy vjet me ndikimin dhe ndërhyrjen e Taulant Ballës.

Paloka reagoi edhe pas deklaratës së Ballës për deputetin tjetër socialist Jurgis Çyrbja, duke thënë se Prokuroria nuk mund të japë informacione zyrtare, duke i quajtur deklaratat e Ballës si gënjeshtra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-balla-pranoi-miqesine-me-begon-por-nuk-tha-cfare-lidhja-ka-me-t

Recommended