NATO: Jo konflikte në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por aleanca është e gatshme t?i përgjigjet çdo situate në rast të një përshkallëzimi të mundshëm. Kjo është deklarata e komandantit James Foggo gjatë një konference për shtyp në bazën e ushtarake te KFOR-it në afërsi të Leposaviçit. Ai ka theksuar se NATO do të mbështesë institucionet e Kosovës.

 

"Çdo here që ka diskutime për zgjidhje kontroverse politike për problemet në Ballkan, ka potencial për trazira, dhe rrjedhimisht jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e rëndësishme se ka shumë diskutime përtej kufijve të Kosovës mes Prishtinës dhe Beogradit. Udhëheqësit politikë po përpiqen të zgjidhin disa çështje të vështira. Në demokraci jo të gjithë pajtohen, disa njerëz I shprehin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë. Unë do t?ju rekomandoja të mos e bëjnë këtë gjë, ose nëse veprojnë kështu kjo gjë të bëhet në mënyrë paqësore. Ne do të jemi gati për të mbështetur institucionet e Kosovës, të cilat ruajnë sigurinë."



Ndërkohë një ditë më pare presidenti i Kosovës u shpreh ne nje konference shtypi se nuk do te ketë kurre ndarje te Kosovës. Hashim Thaçi u beri thirrje partive politike qe te kenë nje qëndrim unik per bisedimet mes Prishtinës e Beogradit dhe te mos bëhen pjese e ideve qe nxisin konflikte.

Recommended