Ora News - “Za fest” në Theth! Muzikë, poezi e legjenda në zemër të Alpeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thethi për tre ditë jehoi nga muzika, poezia dhe gojëdhënat në edicionin e dytë të festivalit ?Za Fest?. Aktiviteti promovon turizmin në zemër të Alpeve Shqiptare, duke synuar ta nxjerrë nga përgjumja sic thotë drejtori artistik i festivalit, këngëtari i njohur Vlashent Sata.

Për 3 ditë e netë me radhë, Thethi jehoi nga muzika, vargjet e embla të poezisë, gojëdhënat, joga dhe meditimi që solli në edicionin e dytë ?Za fest?.

Këtë herë magjia e Alpeve u shkri në një me performancat live të artistëve, ndërsa kurora e maleve që rrethojnë oborrin e Kishës së Thethit, ja shton hijeshinë zërit të festës.

?Za Fest? bëri këtë vit bashkë artistët Hasa-Mazzotta, Andrra, Oborri, Linda Rukaj e Vlashent Sata. Ky i fundit në rolin e drejtorit artistik të festivalit tregon se qëllimi është të nxirret nga përgjumja kjo zonë, e të promovohet fuqishëm turizmi vendas, pasi bukuritë nuk i mungojnë Shqipërisë.

Vlashent Sata: Krahinat ti bëjmë bashkë nëpërmjet kulturës, nëpërmjet artit, natyrës, me u bashku gjithë bashkë dhe të krijojmë ura komunikimi dhe ti japim vlerë vlerës. Të shpresojmë që ky festival të marrë krah dhe të fluturojë gjithandej e ti japë 'za' Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, kudo në territor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/za-fest-ne-theth-muzike-poezi-e-legjenda-ne-zemer-te-alpeve

Recommended