Ora News - "Do dilnim sot për kafe", Muharrem Hoxha flet për humbjen e Fadil Hasës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teatri i "Aleksandër Moisiut? në Durrës është në zi, pasi mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Artisti i Merituar, Fadil Hasa.

Familja e tij shpërndau lajmin e hidhur, se Fadili mbylli sytë për herë të fundit në banesën e tij, duke lënë pas dy vajza.

Aktori i humorit u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare.

Sot, Muharrem Hoxha u dha lajmin edhe kolegëve të tij, se një artist i madh u shua nga jeta, duke iu lënë të gjallëve jo vetëm rolet e paharrueshme, por edhe figurën e një prindi shembullor, i cili u bë nënë e babë për të dy vajzat e tij.

Mëngjesin e sotëm një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, njeriut më të afërt të aktorit, dha lajmin e hidhur.

Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t'ia dilte.

Muharrem Hoxha tha se sot kishte lënë të takoheshin me Fadilin dhe se telefonata e vajzës së tij e trondi rëndë.

Mahurrem Hoxha: "Unë e kam detyrim moral sepse më ka rritur, për mua ka qenë prind i dytë dhe më ka mbajtur afër. Kam 40 vite me të. Ai nuk e dinte që kishte sëmundje të rëndë. Sot e kisha lënë për tu takuar me të. Jeta kështu është. Ai i përkushtoi jetën gocave pasi i vdiq e shoqja, ka qenë rreth 50 vjeç. Ishte baba shembullor.

Është i pazëvëndësueshëm, Fadili me humorin e tij origjinal, me batuar, personazhet. Ngushëlloj vajzat e tij, të jenë krenare për atë baba të mrekullueshëm."

Roland Koca: "Është një lajm jashtëzakonisht i hidhur. Kur mora vesh lajmin sot mbeta i shokuar. Fadili hyn tek njerëzit që do kujtohet jo vetëm nga ne kolegët e tij që kemi një jetë që kemi punuar bashkë në skenë, kemi ndarë materiale të mira e të dobta por gjithmonë me sukses, por do të kujtohet edhe nga populli shqiptar. Ishte nëj aktor i jashtëzakonshëm, i batutës, i karakterve, i humorit megjithatë kështu është jeta, nuk të pyet. Ishte një njeri shumë i madh, por Zoti të merr.

Nuk e prisja vdekjen, kohët e fundit ka qenë sëmurë por si duket sëmundja iu zhvillua shumë shpejt dhe na vjen që iku jashtëzakonisht shumë shpejt.

Por do mbetet gjithmonë një njeri shumë i mirë, një familjar shumë i mirë."

Fadil Hasa lindi në Durrës më 8 prill 1940. Ai ka luajtur shumë role komike në estradën e Durrësit. Gjithashtu ka luajtur në filma si : Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007)... Hekuran Romalini, Zëvendësi i grave (1987) etj. Homazhet do të mbahen ditën e martë nga ora 10:00 deri në 11:00 në hollin e teatrit ?Aleksandër Moisiu?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-dilnim-sot-kafe-muharrem-hoxha-rrefen-mesimin-e-lajmit-te-vdekjes-se-fadil-hases

Recommended