Nenshkruhet marreveshja, Greqia njeh patentat shqiptare

  • 6 years ago
Greqia do të njohë lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve dhe anasjelltas. Marrëveshja u nënshkrua të premten në Suoni të Greqisë nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve.

Ajo parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e patentës greke duke shmangur impaktin financiar nga 700 deri në 1000 Euro. Për emigrantët që jetojnë në vendin fqinj mjafton dorëzimi i lejes se drejtimit të marrë në Shqipëri për tu pajisur me një të ngjashme nga autoritetet greke.

Kjo marrëveshje vjen pas negociatave të mbajtura në Kretë dhe Korçë si dhe komunikimit mes ministrive të transportit. Pas nënshkrimit ajo do tu nënshtrohet procedurave respektive për hyrjen në fuqi. Marrëveshja vjen pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostille. Teksa ka nisur edhe zbatimi marrëveshjes për varrezat greke, pika të nxehta në negociata mbeten çështja e kufirit detar, ligji i luftës dhe ajo e pronave të shqiptarëve në Greqi.

Tv Klan

Recommended