Ora News - Incidenti në "Varrezat e Dëshmorëve", Ruçi: Akt i shëmtuar!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka reaguar sot në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e "5 majit" në varrezat e dëshmorëve, ku një grup veteranësh nderuan me protretin e Enver Hoxhës.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Ruçi e quajti akt të shëmtuar, duke theksuar se ajo ditë që nderon të rënët tanë nuk duhet njollosur.

Gramoz Ruçi: Unë e kam dëgjuar dhe nuk na bën nder.

Unë do të përshëndesja të gjitha forcat politike shqiptare që në datën 5 maj nderuan të rënët.

Absolutisht po! Ata që luftuan dhe na dhanë lirinë e krenarinë dhe duhet të krenohemi që na radhitën krah fitimtarëve dhe ne kemi detyrimin ti nderojmë e respektojmë. Por në asnjë mënyrë në këtë ditë përkujtimore të të rënëve ne ta njollosim dhe ngjyrosim qoftë me atë akt të shëmtuar për mua që ndodhi atë ditë.

Nuk po marr krah në këtë drejtim.

Nëse ka probleme ligjore që duhen ndarë, opozita e sotme aty ka qenë dje në mazhorancë, këtu është sot si opozitë dhe në rrugë institucionale shumë mirë, mund të marrë çdo nismë dhe në kohën e duhur, në përgjigje të interesimit tuaj nëse ka boshllëk ligjor duhet sanksionuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/incidenti-5-maj-ruci-akti-i-shemtuar

Recommended