Report TV - Çështja e pijes b52, avokatja e “Bavaria” arbitër për shtetin në Drejtorinë e markave

  • 6 years ago
Thellohet skandali i tregtimit në Shqipëri të pijes B-52, të prodhuar nga kompania holandeze Bavaria, e cila vijon të importojë të njejtin produkt duke përdorur marka të falsifikuara, pavarësisht vendimeve të gjykatave.

Këtë herë misteri përfshin drejtpërsëdrejti Drejtorinë e Markave dhe Patentave (DPPI), vendimet e së cilës deri tani (në mënyrë të habitshme) gjithnjë kanë qenë në favor të shoqërisë Bavaria dhe kundër shoqërisë shqiptare Arseni shpk, e cila ndodhet në konflikt me Bavarinë për zotërimin e markës B-52. Skandali qendron në atë, që avokatja mbrojtëse e kompanisë Bavaria në të njejtën kohë është edhe anëtare e bordit të apelimit të Drejtorisë së Markave, pra të atij organizmi që deri tani i ka dhënë të drejtë gjithnjë kompanisë Bavaria dhe ka rrëzuar Arseni shpk.