Ora News - Juncker: Vettingu rezultate mbreslënëse, të vazhdojë. Tani po shkoj të ha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se procesi i vettingut në Shqipëri është duke u zhvillluar dhe po jep rezultate mbreslënëse.

Në konferencën për shtyp me Ramën, ai tha se me rëndësi është që procesi të vazhdojë më tutje, ndërkohë që KE do të publikojë në prill raportin për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Pyetje: Kryeministri e shprehu qartë se presim rezultatet e vettingut ndërkohë që me zhvillimet e fundit në drejtësi kryesisht në prokurorinë e përgjithshme janë rihapur disa çështje, po hetohen ish-zyrtarë, ish-Ministra, deputetë.A do të mjaftojnë këto për t'ju bindur ju që të bëni këtë rekomandim të qartë nga ana e KE për Shqipërinë. Dhe nga eksperienca juaj, pas një rekomandimi të qartë nga KE a mund të ketë dyshime nga vendet anëtare të BE në qershor?

Juncker: Janë 3 pyetje në një. Sa për vettingun, kontatoj se procesi është duke u zhvillluar dhe po jep rezultate mbreslënëse. Ajo që do të donim dhe jemi të siguruar nga ato që na tha Kryeministri, që ky proces vettingu do të vazhdojë dhe më tej në muajin prill kur Komisioni do botojë materialin në lidhje me shtetet kandidate për anëtarsimin në BE. Pastaj ka raste që i interesojnë opinionit publik shqiptar që mund të ndikojnë në këto lloj diskursesh por mendoj se i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj.

Besoj se drejtësia shqiptare që do ta bëj punën e saj. Nuk më takon mua të them kush është faktor dhe kush nuk është, ka një sistem gjyqësor që funksion gjithnjë e më më mirë në Shqipëri dhe ky sistem është i fortë për të zgjidhur rastet që ju përmendni.Sa i përket vendeve anëtare është shumë e vështirë të japësh një gjykim final përfundimtar për secilin nga vendet anëtare, kam tashmë një përvojë të gjatënë këto çështje. Kam kryesuar KE në '97 që hapi bashkimin e vendeve të Lindjes drejt Europës Perëndimore, kam marrë pjesë në nënshkrimin e traktateteve të anëtarësimit me Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe gjatë këtij rrugëtimi të gjatë kam mësuar të bëj dallimin mes proceseve nervoze dhe atyre që zhvillohen më qetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/juncker-vettingu-rezultate-mbreslenese-te-vazhdoje-tani-po-shkoj-te-ha

Recommended