Qafë Thana përfshihet nga bora lejohet qarkullimi vetëm me zinxhirë

  • 6 years ago
Reshjet e borës që kanë përfshirë shumicën e territorit të vendit, kanë shkaktur probleme në aksin Prrenjas-Qafë Thanë duke bllokuar të gjithë automjetet të cilat nuk kanë pasur zinxhirë.

Policia ka shkuar për të menaxhuar situatën duke mos lejuar qarkullimin e makinave pa zinxhir, duke krijuar një radhë të gjatë automjetesh prej më shumë se një kilometrash.
Ndërkohë në aksin Pogradec- Qafë Thanë, mjetet lëvizin me vështirësi. Mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin nacional.

Gjithashtu po punohet edhe në segmentin në drejtim të pikës kufitare të Qafë Thanës.

Lëvizja drejt Dardhës gjithashtu vetëm me zinxhirë, ndërsa në zonat e tjera të në rajonin Juglindor ka reshje shiu me intensitet të lartë.

Recommended