Bashkëshorti i Gashit: Nuk iki nga kreu i prokurorisë së Elbasanit, vendimi i Markut i paligjshëm

  • 6 years ago
Kryeprokurorja Arta Marku ka nënshkruar një sërë ndryshimesh në radhë drejtuesish në qarqe, por ka hasur në kundërshtimin e vendimit nga drejtuesi i Elbasanit dhe ai i Durrësit, pasi deklarojnë se janë të emëruar dhe jo komanduar. Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut, Arta Marku vendosi ndryshimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Durrësit dhe Fierit. Por burime për Report Tv pohojnë se pas prokurorit të Elbasanit dhe ai i Durrësit nuk pranoi që të largohej.
?Nuk jap dorëheqjen, nuk jam i komanduar jam i emëruar? mësohet se është shprehur kreu i prokurorisë së Durrësit Agron Gjanaj para kryeprokurores gjatë takimit sot paradite ne Prokurorinë e Përgjithshme. Por, pavarësisht refuzimit ai është transferuar prokuror i thjeshtë në Pukë. Ndërsa përsa i përket prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina në një prononcim për mediat, ai e ka cilësuar si të paligjshëm urdhrin, ndërsa refuzon që të largohet.

Recommended