Ora News- Delvinë, rrëfehet i moshuari: Autori më zuri gojën, po të mos i jepja lekët do me vriste

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I moshuari, Kosta Shapo i cili u grabit dhe u dhunua sot në Delvinë ka rrëfyer momentet kur një person hyri në banesën e tij dhe pasi e dhunoi i mori 150 mijë lekë. Ai tregon se autori i zuri gojën me dorë dhe me shenja i kërkontë që ti jepte lekët.

Kosta Shapo: Ishte ora 3 pas mesnatës. Hapa portën e jashtme, edhe ai ishte në rrëzë të portës, më vuri dorën në gojë dhe ai nuk foli, por ma bënte me shenjë. Vajta në dhomën e gjumit, kisha 150 mijë lekë, ia dhashë vetë se po mos ja jepja do të më vriste. Ai bëri presion psiqik, por nuk e pashë kishte apo jo armë.

72-vjeçari druhet se hajdutët do ti vinë përsëri për ta grabitur.

Kosta Shapo: Por që do më vinë prap, do më vijnë. Do marrin vesh kur unë marr lekët, ata atë punë ruajnë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/delvine-rrefehet-i-moshuari-autori-me-zuri-gojen-po-te-mos-i-jepja-leket-do-me-vriste