Ora News - Elbasan, goditi me thikë vëllain dhe kunatën, arrestohet 35-vjeçari

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur më thikë vëllain dhe kunatën e tij në banesë. Altin Illiu pas një konfikti të momentit, ka goditur me thikë vëllain e tij me iniciale G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij M.I., 39 vjeçe.

Sipas policisë shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme midis Altin Illiut dhe kunatës së tij pasi të tre jetonin në të njëjtën banesë. 35 vjeçari nuk e duronte dot prezencën në banesë të nuses së vëllait të tij dhe konfliktet në këtë familje kanë qenë të shpeshta.

Për fqinjët dhe policinë, ata njiheshin si persona të qetë në publik, por me konflikte të vazhdueshme brenda mureve të shtëpisë.

Illiu është arrestuar në flagrancë në banesë në lagjen ?Brigada 17 Sulmuese? në Elbasan. 43-vjeçari ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij, pasi ka marrë mjekim në spitalin lokal është larguar për në banesë.

"Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta? parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal," sqaroi policia e Elbasanit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-goditi-me-thike-vellain-dhe-kunaten-arrestohet-35-vjecari

Recommended