Ora News – Infeksionet, okulistët: Mbroni sytë me syze dielli
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e higjienës në vendet publike ku po kaloni pushimet, si dhe ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet janë arsyet kryesore të infeksioneve dhe patologjive të syve. Mjekët okulistë në QSUT thonë se në një ditë paraqiten mesatarisht 50 pacientë në spital për të kërkuar ndihmën e mjekëve ekspertë. Bluzat e bardha do të shyjnë operacionet jo urgjente drej vjeshtës për shkak se i nxehti favorizon edhe infeksionet post-operatore.
Në një ditë, 50 persona i drejtohen shërbimit të okulistikës në QSUT për të kërkuar ndihmën e mjekëve për shkak të alergjive, infeksioneve e deri tek patologjitë më të rënda të syve. Është koha, kur pacientët duhet të tregojnë kujdes të veçantë ndaj higjenës gjatë kohës që frekuentojnë vendet publike si pishina dhe bregdet. Mjeku okulist Ermal Simaku thotë se syzet e diellit nuk janë thjeshtë dhe vetëm aksesorë, por nevojë për të mbuluar sytë nga rrezet e dëmshme të diellit.
Simaku: Pjesa më e madhe e pacientëve që vijnë, vijnë me alergji nga rrezet ultraviolet. Ne i rekomandojmë pacientëve që të përdorin syze dielli sidomos gjatë këtyre ditëve që janë të nxehta dhe me diell të fortë. Pjesa tjetër janë ata që përdorin pishinat, kanë infeksione venale të zakonshme.
Mjekët okulistë kirugë gjatë kësaj kohe do të shmangin interventet jo urgjente në sy, për t?i planifikuar në vjeshtë për shkak të rrezikut të infeksioneve post-operatore favorizuara nga moti i nxeht që ka përfshirë vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/infeksionet-ne-sy-okulistet-mbroni-syte-me-syze-dielli/
Recommended