Ivanov takon Vuçiç në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit maqedonas, Gjorgje Ivanov zhvilloi një takim me të në Beograd. Dy homologët theksuan se çështjet e hapura mes dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut. Ivanov u shpreh se problemet nuk duhen politizuar e të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ivanov e vlerësoi takimin si konstruktiv. Një nga çështjet e diskutuara ishte ajo e idesë së një tregu të përbashkët rajonal, për të cilën do të diskutojnë më konkretisht dy qeveritë e vendeve të rajonit në samitin e korrikut në Trieste. Po kështu u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Një ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit si president i ri i vendit, Vuçiç theksoi se Serbia dëshiron të mbetet në rrugën evropiane, të këtë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, por edhe të ruajë lidhjet tradicionale me Moskën.

Recommended