Ora News – Gjyqtarja Andrea e 3 të tjerë kërkojnë gjykim të shkurtuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër nga të pandehurit në kuadër të procesit gjyqësor për ryshfetin prej 50 mijë eurosh për një çështje pronash në Butrin, kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë, një kërkesë të tillë nuk e ka bërë Odise Andrea, bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea. Edhe vetë gjyqtarja ka kërkuar proces gjyqësor të shkurtuar.
Nëse pranohet ky gjykim, atëherë, Odhise Andrea, do të veçohet nga 4-të pandehurit e tjerë.
Seanca gjyqësore është shtyrë për më datë 17 janar, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë për të pandehurin Ilia Çabiri nga Saranda, i cili në cilësinë e përfaqësuesit e familjeje ish-pronare, kërkonte në Gjykatën e Lartë njohjen e një sipërfaqeje prone prej 470 hektarësh në zonën e Butrintit.
Të akuzuar në këtë proces janë edhe Eleni Lino dhe Petraq Dashi. Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtarja-andrea-e-3-te-tjere-kerkojne-gjykim-te-shkurtuar/

Recommended